SHBA s’do konfrontim me Rusinë

Bota

SHBA s’do konfrontim me Rusinë

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 10:22

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kërkojnë “konfrontim me Rusinë”.

Por, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Paski, ka paralajmëruar se Uashingtoni “nuk mund dhe nuk do të bëjë kompromis me parimet e sigurisë në Evropë dhe në Amerikën Veriore”.

Komentet e Psakit kanë ardhur pak kohë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bota po bëhet një vend gjithnjë e më i rrezikshëm, për shkak të përpjekjeve të SHBA-së për të zbatuar vullnetin e saj në vende të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar ilegalisht Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe dyshohet se mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat