Iran, vrau burrin që tentoi ta përdhunojë, varet 26-vjeçarja

Bota

Iran, vrau burrin që tentoi ta përdhunojë, varet 26-vjeçarja

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:01

Irani injoroi thirrjet dhe fushatat e aktivistëve ndërkombëtarë për të mos dënuar me vdekje një grua të akuzuar për vrasjen e një burri.

Reyhaneh Jabbari, 26 vjeç, u ekzekutua me varje në një burg të Teheranit.

Ajo u arrestua në 2007 për vrasjen Morteza Abdolali Sarbandi, një ish-punonjës i Ministrisë së Inteligjencës.

Amnesty International disa herë ka raportuar se në procesin gjyqësor ndaj saj ka patur mangësi, ku nuk janë marrë dëshmitë e palës mbrojtëse dhe të vetë të akuzuarës e cila tha se kishte vrarë ish-agjentin pasi ky i fundit ishte përpjekur ta përdhunojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat