Kontroll ditor i personave që vijnë nga Afrika Perëndimore

Bota

Kontroll ditor i personave që vijnë nga Afrika Perëndimore

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:40

Në Nju Jork, të gjithë personat që janë kthyer nga Afrika Perëndimore do të kontrollohen çdo ditë nga punëtorët shëndetësorë, për tu siguruar se nuk e kanë marrë Ebolën, ka njoftuar të premtën Departamenti Shëndetësor në Nju Jork.

Për një gjë të tillë të premtën në një konferencë për media, ka folur edhe kryetari i Nju Jorkut Bill de Blasio.

Ai ka thënë se personat e kthyer nga Afrika Perëndimore do të kontaktohen çdo ditë përmes telefonit, për tu pyetur nëse kanë simptoma të sëmundjes, dhe kjo do të zgjasë 21 prej ditës që hyjnë në SHBA.

Në Nju Jork, të premtën është shënuar rasti i parë me Ebola, nga një mjek amerikan i cili është kthyer nga Afrika Perëndimore, ku po ndihmonte rreth sëmundjes.

Virusi vdekjeprurës Ebola ka alarmuar gjitha shtetet e botës.

Sot, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord, që të rrisin ndihmat për të luftuar virusin në Afrikën Perëndimore.

Ata janë pajtuar që shuma e ndihmave të rritet për 1.26 miliard dollarë.

Sa i përket Afrikës Perëndimore ku sëmundja po dominon, tani në atë vend janë 6 vende ku është shpërndarë Ebola.

Nga Ebola deri më tani kanë vdeku rreth 4.900 persona, shumica në Afrikën Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat