Jatseniuk: Rusia mund të përpiqet të ndërpresë zgjedhjet

Bota

Jatseniuk: Rusia mund të përpiqet të ndërpresë zgjedhjet

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:44

Kryeministri i Ukrainës Arseni Jatseniuk tha se Rusia mund të përpiqet të ndërpresë zgjedhjet e së djelës në vendin e tij, duke shtuar se ka urdhëruar një mobilizim të plotë të forcave për të parandaluar ato që i quajti sulme terroriste.

Komentet e kryeministrit u bënë të enjten në një takim në Kiev me shefat e lartë të sigurisë dhe vëzhgues të zgjedhjeve. Nuk ka patur ende reagim nga Moska.

Zgjedhjet parlamentare të së djelës, janë të parat që kur presidenti pro-rus Viktor Yanukovych u rrëzua nga detyra në muajin shkurti pas protestave masive në Kiev.

Rebelët pro-rusë në juglindje të Ukrainës po i bojkotojnë zgjedhjet dhe pritet të zhvillojnë zgjedhjet e tyre më 2 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat