Cameron: Britania nuk do t’i japë 2.1 miliadrë euro BE-së

Bota

Cameron: Britania nuk do t’i japë 2.1 miliadrë euro BE-së

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:41

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka kërkuar një takim urgjent të ministrave të financave të Bashkimit Evropian, në lidhje me kërkesën e Brukselit që Britania dhe disa vende të tjera të kontribuojnë më shumë në buxhetin e bllokut.

Liderët e BE-së kërkojnë nga Britania 2.1 miliardë euro shtesë, përkatësisht 20 për qind më shumë se kontributi aktual.

Kërkesa e BE-së është që Britania ta bëj një gjë të tillë deri më 1 dhjetor të këtij viti.

Por, Cameron i cili po merr pjesë së samitin evropian në Bruksel, u ka thënë, sot, gazetarëve se vendi i tij nuk do t’i japë 2.1 miliardë euro BE-së, në afatin e përcaktuar.

“Britania nuk do t’i paguaj BE-së, 2.1 miliard euro më 1 dhjetor”, ka thënë Cameron.

Arsyeja pse BE ka kërkuar këtë shumë, është se ekonomia e Britanisë është rritur më shumë sesa parashikimet.

Kontributet në buxhetin e BE-së bëhen varësisht nga madhësia e shteteve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat