Putin me akuza të ashpra ndaj Perëndimit

Bota

Putin me akuza të ashpra ndaj Perëndimit

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:17

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përshkallëzim të konflikteve në botë. Ai i ka bërë këto komente gjatë një diskutimi ndërkombëtar në Soçi.

Në luftën kundër terrorizmit, Putin ka thënë se Perëndimi po përballet me “rezultatet e politikës së vet”.

Ai po ashtu i ka cilësuar si “gabim” sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, për shkak të veprimeve në Ukrainë, duke thënë se “ato do të dëmtojnë secilin”.
“Ne nuk e kemi nisur këtë”, ka thënë Putin, duke iu referuar tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat