Si i bëjnë femrat për vete, xhihadistët e ISIS-it?

Bota

Si i bëjnë femrat për vete, xhihadistët e ISIS-it?

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:25

Shumë femra tashmë ranë viktima të jetës “përrallore” të premtuar nga meshkujt e panjohur që i kanë hasur në internet.
Luftëtarët e shtetit Islam po kërkojnë gra. Për këtë, përmes internetit mashtrojnë adoleshentet duke u premtuar jetë përrallore.

Anëtarët e ISIS-it gjithnjë e më tepër po qëndrojnë në rrjetet sociale, ashtu siç arritën javën e kaluar të bindin tri adoleshente nga Denveri që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në Siri. Femrat e moshës 15, 16 dhe 17-vjeçare, tashmë janë arrestuar në Gjermani dhe u kthyen sërish në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çfarë saktësisht është premtuar, por ekspertët besojnë se vajzat po tërhiqen nga premtimi për jetë si në përralla, ku do të jetojnë në shtëpi, të lumtura e me bashkëshort të mirë.

Pre e islamistëve janë femrat gjithnjë e më të reja, pasi atyre po iu premtohet martesa e shpejtë për çka ato më lehtë po bien në kurth.

Muajin e kaluar, një 19-vjeçare nga Kolorado e SHBA-ve, pranoi se kishte planifikuar të martohet me një burrë që ajo e kishte njohur në internet, e i cili është duke luftuar me xhihadistët e ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat