Publikohen pamjet e sulmit në Otava (Video)

Bota

Publikohen pamjet e sulmit në Otava (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:35

Policia kanadeze ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë sulmin në Otava.
Atentatori është identifikuar nga policia kanadeze dhe FBI, si Michael Zehaf-Bibeau. 32-vjeçari dyshohet si simpatizant në radhët e Shtetit Islamik. Kohët e fundit ai kishte aplikuar për një pasaportë me qëllim për të udhëtuar për në Siri.

Agresori i mori jetën e një ushtari përpara Memorialit të Luftës në Otava duke e qëlluar atë me armë zjarri, më pas ai u ekzekutua nga forcat e sigurisë.

E shkuara e Michael gjithashtu dëshmon se ai ka qenë një kontigjent kriminal prej vitit 2004.

Analistët shkruajnë se akti kriminal i Kanadasë nuk duhet të cilësohet vetëm si një “rast i izoluar”, por të vlerësohet si një tentativë e ISIS për të përhapur ekstremizmin e tyre në çdo skaj të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat