Kanada: Nuk ka lidhshmëri ndërmjet dy sulmeve

Bota

Kanada: Nuk ka lidhshmëri ndërmjet dy sulmeve

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:16

Zyrtarët e sigurisë në Kanada thonë se personi i armatosur, që ka ndërmarrë sulm para dy ditësh në kryeqytetin Otava, ka vepruar vetëm dhe qartas nuk ka lidhshmëri me sulmin në Kuebek, më herët këtë javë.

Bob Paulson nga policia e Kanadasë tha se personi që sulmoi së fundit, Michael Zehaf-Bibeau, ishte shtetas kanadez, i cili ka mundur ta ketë edhe shtetësinë e Libisë.

Gjatë sulmit, Bibeau e vrau një ushtar, e pastaj në këmbimin e të shtënave me policinë nëpër ndërtesën e Parlamentit të Kanadasë, ai është qëlluar për vdekje.

Bibeau aktualisht kishte kërkuar pasaportë dhe policia e Kanadasë tha se ai dëshironte të shkonte në Siri.

Në incidentin në Kuebek, më 20 tetor, personi Martin Rouleau, i sulmoi dy ushtarë kanadezë me veturën e tij, duke e vrarë njërin prej tyre, ndërsa pak më vonë edhe Rouleau u vra, ka thënë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat