Shpërthim me bombë në një miting në Pakistan

Bota

Shpërthim me bombë në një miting në Pakistan

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:18

Një shpërthim me bombë ka goditur një miting të organizuar nga partia udhëheqëse fetare e Pakistanit, në qytetin jugperëndimor të Quetta, para pak orësh.

Shërbimet emergjente mjekësore janë parë në duke marrë personat e vdekur dhe të plagosur nga ky sulm.

Maulana Fazlur Rehman, udhëheqës i partisë fetare Jamiat Ulema-e-Islam, grupi më i madh parlamentar në Pakistan, njoftohet se është larguar dhe nuk ka pësuar lëndime.

Të njëjtën ditë, më herët një person i armatosur ka vrarë tetë anëtarë të grupit Shiit në Hazara, po ashtu në Quetta (kryeqyteti i Provincës Balochistan).

Në ndërkohë, policia ka njoftuar për një shpërthim me bombë në një makinë të trupave paraushtarake, duke vrarë dy persona dhe plagosur 12 të tjerë.

Balochistan, ka qenë shpesh skenë e dhunës nga radikalët islamikë dhe rebelët separatistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat