Nëna e sulmuesit në Kanada: Po vajtoj viktimat jo të birin

Bota

Nëna e sulmuesit në Kanada: Po vajtoj viktimat jo të birin

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:24

Nëna e sulmusit në Kanada, i cili ka shtënë me armë zjarri në një ushtar kanadez duke e vrarë atë në memorialin e luftës, ka thënë se ajo po i vajton viktimat e jo të birin.

Biri i saj, pasi që ka shtënë me armë në ushtarin kanadez, ka hyrë në Parlamentin e e Kanadasë në Otava, i cili është vrarë nga policia kanadeze, derisa po përpiqej që të largohej.

“Po vajtoj për viktimat, jo për djalin tim”, është shprehur nëna e sulmuesit, për Associated Press.

Shteti kanadez, është alarmuar nga sulmet e shkaktuara të mërkurën më 22 tetor, ku një sulmues ka vrarë një ushtar, duke krijuar trazira edhe në Parlament ashtu edhe në një qendër tregtare.

Policia e vendit, ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe që të kërkoj edhe ndonjë të dyshuar tjetër, pasi që nuk kanë qenë të sigurt nëse ka pasur më shumë se një sulmues.

Pjesë të shumta të kryeqytetit të Kanadasë, mbesin të bllokuara.

Shteti ka kërkuar nga qytetarët që të largohen nga rrugët dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe larg dritareve.

Kurse, në një konferencë për media, kryeministri kanadez Stephen Harper duke iu drejtuar popullit, ka thënë se ‘Kanada nuk trembet, Kanada do të luftojë terrorizmin”.

Kanada para disa javësh ka rritur nivelin e sigurisë nga ‘i mesëm’ në ‘të lartë’, për shkak kërcënimeve të milintatëve islamist, të cilët kanë kërcënuar se do të sulmojnë edhe këtë vend.

Por siç njofton BBC, tani ky vend, po e rishqyrton edhe më tutje rritjen e nivelit të sigurisë.

Kanada i është bashkangjitur koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-të, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në Irak, përmes sulmeve ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat