Obama kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Afganistanin

Bota

Obama kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Afganistanin

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në kërkim të përmirësimit të marrëdhënieve me Afganistanin, ka ftuar udhëheqësit e qeverisë së re afgane në Shtëpi të Bardhë, në fillim të vitit të ardhshëm.

Udhëheqësja e re afgane ka marrë vendin në një kohë kruciale, pasi që trupat amerikane në fund të këtij viti largohen nga Afganistani pas 13 vjetësh qëndrimi atje. Por, sipas një marrëveshjeje, rreth 10,000 trupa amerikane do të vazhdojnë edhe më pas të qëndrojnë në Afganistan, por roli i të cilëve do të jetë vetëm këshillues dhe për të ndihmuar forcat afgane që të luftojnë talibanët.

Sipas një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i ri afgan Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv i vendit Abdullah Abdullah, kanë biseduar me Presidentin Obama përmes një video konference të mërkurën mbrëma.

Obama ka uruar ata për formimin e qeverisë, duke gjetur një marrëveshje, pas një bllokade paszgjedhore ku të dy kandidatët Ghani dhe Abdullah pretendonin se kanë fituar zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat