Vrasje masive në Republikën Qendrore Afrikane

Bota

Vrasje masive në Republikën Qendrore Afrikane

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 13:55

Një person i armatosusr, ka vrarë më së paku 30 persona pasi ka shtënë me armë zjarri në Republikën Qendrore Afrikane, kanë njoftuar sot, paqëruajtësit e Kombeve të Bashkuara OKB.

Vrasjet kanë ndodhur gjatë kësaj jave, ku dhjetëra banorë po ashtu janë plagosur nga sulmet në qendër të fshatit Yamale të martën dhe të mërkurën, të shkaktura nga një person i armatosur i cili ka shtënë pandërprerë në njerëz dhe i cili u ka vu flakën disa shtëpive.

Paralajmërohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, pasi që sulmuesi thuhet se ka shtënë me armë zjarri edhe në fshatra përreth.

Sulmet e tilla, kanë bërë që qindra njerëz të largohen duke gjetur strehim në kampe për refugjatë në qytetin më të afërt, Bambari.

Republika Qendrore Afrikane është destabilizuar nga luftimet ndërmjet kryengritësve mysliman seleka dhe vigjilantëve të krishterë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat