Moska në përpjekje për të rikthyer pronën e shitur tek miliarderi rus

Bota

Moska në përpjekje për të rikthyer pronën e shitur tek miliarderi rus

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:57

Një gjykatë në Moskë, ka shtyrë për javën e ardhshme vendimin lidhur me rimarrjen e kompanisë së naftës BASHNEFT, nga biznesmeni Vladimir Yevtushenkov.

Gjykatësi ka thënë sot se seanca e ardhshme do të mbahet më 30 tetor, pasi prokuroria kërkoi më shumë kohë për të përgatitur rastin.

Prokurorët ngritën padi në shtator, për të rifituar pronësinë shtetërore të BASHNEFT, për shkak shkeljeve të supozuara në privatizimin dhe shitjen e mëvonshme të kompanisë nga grupi i investimeve AFK Sistema.

Vladimir Yevtushenkov, aksioneri kryesor i kompanisë, është në arrest shtëpiak në dyshimin e pastrimit të parave gjatë blerjes të firmës në vitin 2009.

Yevtushenkov, 66 vjeç, është arrestuar më 16 shtator.

Sipas magazinës amerikane ‘Forbes’, Yevtushenkov rënditet në mesin e 15 rusëve më të pasur, me një pasuri prej 9 miliard dollarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat