Modi viziton Kashmirin, pas vrasjës së 20 civilëve

Bota

Modi viziton Kashmirin, pas vrasjës së 20 civilëve

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:37

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka bërë një vizitë të shkurtës në akullnajën ‘Siachen’ si pjesë e udhëtimit të tij në Kashmir.

“Do të takojë ushtarët tanë trima në akullnajën Siachen”, ka njoftuar Modi, sot, përmes Twitter.

Është kjo akullnaja, që e pretendojnë edhe India edhe Pakistani.

Të dyja vendet, India dhe Pakistani administrojnë pjesë të Kashmirit, duke pretenduar secila që ju takon i tërë regjioni i Himalajeve.

Vizita e Kryeministrit Modi, vjen pasi që në fillim të këtij muaji, 20 civilë kanë vdekur në linjën e kufirit që ndan dy vendet, si pasojë e përleshjeve.

Ndryshe, muajin e kaluar në Kashmir janë shkaktuar përmbytje, duke lënë të vdekur 281 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat