Akuzohet kryetari i qytetit meksikan, për zhdukjen e 43 studentëve

Bota

Akuzohet kryetari i qytetit meksikan, për zhdukjen e 43 studentëve

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:04

Autoritet meksikane, kanë lëshuar fletë arrest për kryetarin e qytetit Iguala, gruan e tij dhe shefin e sigurisë publike, me akuzën se ata ishin ideatorët e sulmit të 26 shtatorit, nga i cili vdiqën gjashtë student dhe 43 të tjerë u zhdukën.

Me mijëra banorë, kanë marshuar, sot, në shenjë proteste për studentët e vrarë dhe të zhdukur.

"Ata janë marrë të gjallë. Duam që të kthehen të gjallë”, thuhet në njërin prej parolave, që protestuesit i mbanin.

Protesta ishte paqësore, ndërsa ishin të pranishëm rreth 45,000 banorë.

Ata mbanin fotot e personave të zhdukur, dhe thërrisnin emrat e tyre, një nga një.

"Jam shumë i zemëruar me këtë rast. Ata mund të ishin student të mi, vëllezër apo fëmijë”, ka thënë Jorge de la Pena, profesor i psikologjisë në Univerzitetin Shtetëror të Meksikës.

Autoritetet meksikane, kanë kërkuar, por kanë dështuar të gjejnë ndonjë pistë që dërgon tek studentët e zhdukur.

Ky rast ka shokuar vendorët dhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe protestuesit masovik që të mërkurën kanë dalë në rrugët e Igualës.

"Fletë arresti është lëshuar për kryetarin e Igualas, Jose Luis Abarca, po ashtu edhe për gruan e tij, dhe shefin e sigurisë publike, për shkak se ishin këta personat që organizuan ngjarjen, me çrast vdiqën dhe u zhdukën studentët”, u ka thënë gazetarëve, prokurori i përgjithëshm, Jesus Murillo Karam.

Ndryshe, më 26 shtator, student të një shkolle të lartë për mësues janë zhdukur pasi ata u përleshën me policinë në qytetin Iguala, që gjendet në shtetin Guerro, të trazuar nga prania e shumë bandave.

Autoritetet kanë gjetur disa varreza masive në Iguala, por trupat brenda nuk ishin të studentëve.

Këtë javë, qeveria ka njoftuar se do të jep 110,000 dollarë shpërblim për këdo që jep informacione për vendndodhjen e studentëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat