Dy menagjerë në aeroportin e Moskës kanë dhënë dorëheqje, dhe katër punëtorë të tjerë janë arrestuar. Kjo për shkak aksidentit që ka ndodhur ditë më parë, ku drejtori ekzekutiv i naftës franceze ka vdekur.
Francezi Christophe de Margerie dhe tre francezë të tjerë që ishin në bord, kanë vdekur, kur avioni i tyre është përplasur me një makineri për heqjen e borës në aeroport, derisa avioni po ngritej lartë.
Rasi ka ndodhur më 20 tetor.
Sipas Komitetit Hetues rus, njoftohet se me urdhër të prokurorit është arrestuar kontrolluesi i trafikut ajror, mbikqyrësi i tij, drejtori i sektorit kontrollues të trafikut ajror, dhe shefi i pastrimit.
Në ndërkohë, aeroporti ka njoftuar për dorëheqjen e drejtorit gjeneral, Andrei Dyakov dhe zëvendësit të tij, Sergei Solntsev.
Ndërsa, ngasësi i makinerisë për heqjen e borës, Vladimir Martynenko është arrestuar menjëherë pas aksidentit.
Ndryshe, Christophe de Margerie, 63 vjeç, ka qenë shef ekzekutiv i firmës franceze të naftës e gazit, ‘Total Sa’ nga viti 2007, e rënditur në mesin e pesë kompanive më të mëdha në botë.
Kjo kompani franceze, është ndër investitorët më të mëdhenjë të huaj në Rusi.