Takim në Bruksel, për Ebolën dhe ndryshimet klimatike

Bota

Takim në Bruksel, për Ebolën dhe ndryshimet klimatike

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:56

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian BE, sot do të takohen në samitin në Bruksel, i cili ka për qëllim që të arrihet një marrëveshje lidhur me ndryshimet klimatike dhe për luften ndaj virusit vdekjeprurës Ebola.

Por fokusi kryesor i këtij samiti do të jetë paketa e ndryshimeve klimatike për 2030.

Udhëheqës nga 28 vende, anëtare të BE, do të diskutojnë edhe për atë se si të luftohet Ebola e cila po dominon në Afrikën Perëndimore, nga e cila kanë vdekur afërsisht 4,900 persona.

Shtetet anëtarë të BE-së dhe Komisionit Evropian, tashmë kanë dhënë 750 milion dollarë për të luftuar Ebolën.

Sipas një zyrtari britanik, pritet që Kryeministri i Britanisë David Cameron të thërret në një takim udhëheqësit e BE-së, që shumën e ndihmave ta rrisë në mbi 1 miliard dollarë.

Përveq këtyre dy temave kryesore, në samit sot do të flitet edhe për Ukrainën, dhe kërcënimet që vijnë nga militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat