Vdes legjenda e gazetarisë amerikane, Ben Bradlee

Bota

Vdes legjenda e gazetarisë amerikane, Ben Bradlee

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:21

Ben Bradlee, një nga figurat më të mëdha të gazetarisë amerikane vdiq në moshën 93 vjeçare.

Bradlee ishte kryeredaktori i gazetës Washington Post, që drejtoi mbulimin e skandalit Watergate që çoi në dorëheqjen e Presidentit Riçard Nikson.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Uashington nga shkaqe natyrore.

Ben Bradlee fitoi famë në fillim të viteve 1970s, fillimisht kur u vu në krye të një beteje ligjore nga gazeta e tij Washington Post dhe New York Times që arriti pikën kulmore me një vendim të Gjykatës së Lartë që i lejoi gazetat të vazhdonin të botonin Letrat e Pentagonit, dokumente sekrete qeveritare që detajonin angazhimin amerikan në Vitenam.

Më pas ai drejtoi hetimit gazetaresk nga ana e Washington Postit të vjedhjes në Hotelin Watergate në Uashington. Bashkëpunimi i tij me gazetarët e rinj Bob Woodward dhe Carl Bernstein, solli përfundimisht si rezultat fundin e presidencës Nikson dhe e futi Washington Postin në radhën e gazetave më të mira në botë.

Donald Graham, ish-botuesi i Washington Postit e quajti Ben Bradleen, si “redaktorin më të mirë amerikan të kohës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat