Arrestohet një person për ‘kontrabandim me migrantë’

Bota

Arrestohet një person për ‘kontrabandim me migrantë’

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:58

Në Prishtinë, është arrestuar në person i dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’.

Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitë tjera të Departamentit për kufij si dhe stacionit policor të Rahovecit, ka njoftuar se operacioni është zhvilluar sot në mëngjes, ku me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme të komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, qindra dokumente të ndryshme, kryesisht serbe, duke përfshirë: pasaporta, letërnjoftime, certifikata të lindjes, të shtetësisë dhe forma të ndryshme të aplikimeve për nxjerrjen e dokumenteve.

Me çrast në mëngjes, sot, në Pikën Kufitare në Merdare është ndaluar dhe njëherësh arrestuar personi i dyshuar H. P., i cili është pronar i njërës prej shtëpive të bastisura. I njëjti dyshohet se në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit material përmes rrugëve ilegale, apo me dokumente të falsifikuara, ka dërguar apo tentuar të dërgojë shtetasit kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian’, thuhet në njoftimin e policisë, ku shtohet se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale ‘kontrabandim me migrantë’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe i njëjti me autorizimin e prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat