Miratohet Komisioni i ri Evropian, Juncker nis detyrën në nëntor

Bota

Miratohet Komisioni i ri Evropian, Juncker nis detyrën në nëntor

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:10

U miratua Komisioni i ri Evropian, i udhëhequr nga Jean-Claude Juncker.

Parlamenti Evropian votoi ekipin prej 28-anëtarësh të Juncker me 423 vota, për të nisur detyrën më 1 nëntor.

Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut, pason Presidentin aktual të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Duke iu adresuar PE-së para votimit, Juncker tha se do të zbulojë një plan prej 300 miliardë eurosh për të forcuar rritjen ekonomike dhe për të hapur vende të reja pune deri në fund të këtij viti. Ai po ashtu premtoi se do të zbatojë rregullat buxhetore.

Kreu i ri i Komisionit Evropian, më herët ka deklaruar se për pesë vite nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat