Në SHBA fuqizohen rregulla të reja për Ebolën

Bota

Në SHBA fuqizohen rregulla të reja për Ebolën

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:29

Rregullat e reja në Shtetet e Bashkuara, të cilat u kërkojnë pasagjerëve nga tre vendet afrikane, të goditura më së keqi nga Ebola, që të udhëtojnë përmes njërit nga pesë aeroporte, kanë hyrë në fuqi.

Udhëtarët nga Siera Leone, Liberia dhe Guinea tani duhet të arrijnë në O’Hare të Çikagos, JFK të Nju Jorkut, Newark të Nju Xhërsit, Dulles të Uashingtonit ose në Atlanta, nga ku do t’iu nënshtrohen kontrolleve të posaçme.

Shpërthimi i virusit Ebola ka vrarë mbi 4,500 njerëz këtë vit, shumica në Afrikën perëndimore.

Në SHBA janë infektuar dy persona me këtë virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat