Sërish sulmohet ekipi i poliomelitetit në Pakistan

Bota

Sërish sulmohet ekipi i poliomelitetit në Pakistan

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 10:26

Tre persona janë plagosur kur një bombë e telekomanduar ka shpërthyer në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi ka pasur një shënjestër punonjës shëndetësorë, që vaksinojnë fëmijët kundër poliomelitit.

Ai ka ndodhur në zonën Dabar të qarkut fisnor Bajaur.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Pakistani është njëri nga vetëm tre vendet në botë ku poliomeliti është endemik.

Por, militantët talibanë sulmojnë shpesh ekipet e vaksinimit, duke i akuzuar ata se veprojnë si spiunë për Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat