Së shpejti nis testimi i vaksinave anti-Ebola

Bota

Së shpejti nis testimi i vaksinave anti-Ebola

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 09:23

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se disa vaksina të reja për parandalimin e virusit Ebola, do të testohen gjatë muajve të ardhshëm.

Marie Paule Kieny, zyrtare e lartë në OBSH, ka thënë se në janar do të testohen dy vaksina në vendet e Afrikës Perëndimore, të cilat janë prekur më së shumti nga sëmundja.

Ndërkaq, tri vaksina të tjera do të tesohen jashtë zonës së shpërthimit në fillim të vitit 2015.

Shpërthimi i Ebolës ka vrarë mbi 4,500 njerëz këtë vit, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat