Kerry takon sot Merkelin

Bota

Kerry takon sot Merkelin

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:25

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kerry ka arritur mbrëmjen e së martës dhe ka takuar homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Dy zyrtarët kanë diskutuar për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, për konfliktin në lindje të Ukrainës, për viursin Ebola dhe për bisedimet bërthamore me Iranin.

Kerry dhe Steinmeier do të vendosin sot kurora me lule në memorialin e Murit të Berlinit, i cili ka rënë më 9 nëntor të vitit 1989.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat