Vdes redaktori përgjegjës, i aferës Watergate

Bota

Vdes redaktori përgjegjës, i aferës Watergate

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:20

Ka ndërruar jetë, Benjamin i njohur si “Ben” Bradlee në moshën 93 vjeçare. Ai ishte redaktor përgjegjës në Washington Post nga viti 1968 deri në vitin 1991.
Ai u bë figurë kombëtare gjatë kohës sa ishte president në Amerikë Richard Nikson, kur ai sfidoi qeverinë federale duke publikuar dokumente të Pentagonit, shkrim i dokumentuar nga gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein si afera Watergate, e cila rrëzoi presidentin amerikan Nikson, ky i fundit i detyruar të jap dorëheqje në gusht të vitit 1974.

Deri në vdekje Bradlee kishte pozitën e zëvendës presidentit në Washington Post.

Atë e kujtojnë shumë bashkëpunëtorë të tij.

Prezantuesi i njohur Larry King, në kujtim të Ben Bradlee shkruan se ishte redaktor dhe një shok i mrekullueshëm, kurajoz, dhe një gazetar i madh.

“Nuk mund të them fjalë të mjaftueshme rreth Ben Bradlee, nuk mund ta shprehë se sa thellë në zemrën time ndjehem për të. Sa shumë orë kam shpenzuar me të në shoqëri, si i ftuar në show, dhe në darka e ahengje. Asnjëherë nuk do të ketë një tjetër Bradlee. RIP shoku im Ben”, ka shkruar Larry King në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat