Beograd: Janë arrestuar dy të mitur për sulmin në xhami në Suboticë

Bota

Beograd: Janë arrestuar dy të mitur për sulmin në xhami në Suboticë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:35

Ministria e brendshme e Serbisë ka njoftuar sot se pjesëtarët e policisë së Suboticës i kanë arrestuar dy të mitur nga Novi Sadi dhe Subotica, për dyshime se i kanë ndezur lokalet në xhaminë Muxhahir në Suboticë.

“Me aksion të sukeshëm të policisë së Suboticës, është ndriçuar vepra penale e nxitjes së urrejtjes racore dhe fetare dhe mosdurimit, që është bërë në dëm të xhamisë Muxhahir në Suboticë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së brendshme të Serbisë, dhe shtohet se “të dyshuarit në orët e hershme të 19 tetorit e kanë ndezuar derën e lokalit ndihmës, që i përket këtij objekti të Bashkësisë Fetare Islame”.

Pas masave të kryera në procesin parahetimor, kundër të dyshuarve do të bëhen fletparaqitjet penale përkatëse në Prokurorinë e lartë publike në Suboticë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat