“Gonzalo” godet Britaninë, mijëra udhëtarë “ngujohen” në aeroport

Bota

“Gonzalo” godet Britaninë, mijëra udhëtarë “ngujohen” në aeroport

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:33

Britania e Madhe është goditur të hënën nga një uragan i fuqishëm i quajtur “Gonzalo”, duke shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin në veriperëndim të vendit.

Erëra të fuqishme të shoqëruara me shira të dendur në veriperëndim kanë detyruar disa kompani fluturimi që të anulojnë qindra flurime.

Në aeroportin e Londrës janë anuluar 110 fluturime kryesisht drejt Evropës, duke lënë mijëra udhëtarë të mbyllur në ambientet e aeroportit.

Uragani mbërriti në shtetin ishullor gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot mund të godasë edhe qendrën dhe lindjen e vendit.

Kjo ka bërë që autoritetet britanike të vendosen në gatishmëri për t’i paraprirë ndonjë situate të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat