Pilotin e zë gjumi gjatë kohës që drejtonte avionin me 100 pasagjerë

Bota

Pilotin e zë gjumi gjatë kohës që drejtonte avionin me 100 pasagjerë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:21

Piloti ishte në gjumë, gjatë kohës që komandonte avionin me njëqind udhëtarë në bord. Një ngjarje e tillë ka ndodhur më të vërtetë në avionin e kompanisë belge, “Bruksel Airlines”, i cili u kap nga autoritetet franceze, gjatë kohës që avioni kishte humbur të gjitha kontaktet me kontrolluesit e trafikut ajror.

Sipas të përditshmes belge, ”Het Laatste Nieuws”, pilotin e kishte zënë gjumi dhe bashkë-piloti nuk u përgjigjej thirrjeve të kontrollorëve . Avioni ishte duke lëvizur në linjën ajrore Spanjë-Bruksel. Ngjarja ka ndodhur me 28 qershor, por u bë i ditur vetëm sot, pas përfundimit të hetimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Navigimit Ajror, në Belgjikë.

E përditshmja belge thotë se sipas disa burimeve edhe bashkë-piloti ishte në gjumë, por zëdhënësi i linjës ajrore e ka mohuar një fakt të tillë. “ Bashkë-piloti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të kontrollorëve sepse mendonte se ata përpiqeshin që të kapnin një avion tjetër”,- u ka thënë zëdhënësi medies së lartpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat