SHBA: Megjithë përpjekjet, kultivim i lartë i drogës në Afganistan

Bota

SHBA: Megjithë përpjekjet, kultivim i lartë i drogës në Afganistan

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 14:56

Një zyrë në Shtetet e Bashkuara thotë se kultivimi i bimëve narkotike në Afganistan ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, megjithë shpenzimet e qeverisë amerikane prej 7.6 miliardë dollarësh për ndaljen e kësaj prodhimtarie.

Në një raport të publikuar sot të Zyrës së inspektorit të përgjithshëm special për rikonstruktim në Afganistan, thuhet se kultivimi është rritur në 209 mijë hektarë në vitin 2013, duke e kaluar rekordin e vitit 2007 prej 193 mijë hektarëve, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Kjo zyrë tha se rritja e prodhimtarisë “e vënë nën dyshim efektivitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë” të përpjekjeve të kaluara të Shteteve të Bashkuara për ndaljen e prodhimtarisë.

Ambasada amerikane në Kabul tha se rritja e kultivimit të narkotikëve ishte lajm “dëshpërues” dhe theksoi se shpreson se qeveria e re në Afganistan “do ta marrë rolin udhëheqës” në luftimin e prodhimit të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat