SHBA: Ish-nazistët nuk duhet të kenë përfitime sociale

Bota

SHBA: Ish-nazistët nuk duhet të kenë përfitime sociale

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:39

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ish-nazistët nuk duhet të kenë përfitime të sigurimit social në Shtetet e Bashkuara, të cilat ata i gëzojnë tejoqeanit.

Agjencia AP ka raportuar mbrëmë se një duzinë e nazistëve të dyshuar për krime të luftës dhe ish-pjesëtarë të njësiteve SS, i kanë marrë përfitimet, pasi ishin detyruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithqë, aksionet e tyre në Luftën e Dytë Botërore kishin çuar në largimin e tyre, ata nuk ishin dënuar për krime të luftës.

Pagesat kishin rrjedhur në saje të zbrazëtirave juridike, që Departamentit të drejtësisë i kishin mundësuar t’i bindë nazistët e dyshuar për tu larguar nga Shtetet e Bashkuara.

AP raporton se sipas intervistave dhe shënimeve të brendshme të qeverisë amerikane, nëse ata ishin pajtuar të largoheshin, ata do të mund i mbanin sigurimet e tyre sociale.

Përpjekjet për ndryshimin e ligjit për t’i ndalur pagesat për ish-nazistës ka dështuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Shultz, tha se Departamenti i drejtësisë kishte thënë se “kriminelët nazistë të luftës i ka njekur në mënyrë agresive dhe më se 100 prej tyre i ka sjellur para drejtësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat