Vetëm nënat mund ta bëjnë: E vetme, e shpëtoi djalin nga duart e ISIS-it

Bota

Vetëm nënat mund ta bëjnë: E vetme, e shpëtoi djalin nga duart e ISIS-it

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:19

Një nënë nga Britania e Madhe, me aktin e saj të guximshëm ka mahnitur tërë botën.
Në fakt, ajo shkoi në një mision shumë të rrezikshëm. E vetmuar ka udhëtuar për në Turqi, në mënyrë që të shpëtoj djalin e saj 21-vjeçar, i cili ishte plagosur në luftën e Shtetit Islamik.

Gruaja 45-vjeçare, e njohur si Linda, ka zbuluar aktin e saj të guximshëm për të shpëtuar djalin e saj 21-vjeçar, James-in.

Ajo zbuloi se si qëndrimet politike të djalit të saj kohë më parë kishin ndryshuar, të cilat rezultuan me ndryshimin e religjionit, nga i krishterë në mysliman, ndërsa pas kësaj vendosi që të shkoj për të luftuar në Siri.

Ai i kishte argumentuar së ëmës se besimi i ri “ia ka gjetur busullën në moral”.

James është një prej 600 britanikëve të rinj që shkuan në Siri për të luftuar përkrah xhihadistëve të ISIS-it.

"Ai ishte i mërzitur me situatën që ishte atje dhe për këtë gjë, vendosi që të shkoj në Siri që t’i ndihmojë xhihadistët. Nuk e kam ditur se ishte duke u përgatitur për këtë gjë. E gjitha u bë e ditur vetëm atëherë kur ai u largua. Unë isha e frikësuar dhe e tronditur", tha Linda.

Për fat të mirë, Linda ishte në gjendje që të gjej djalin e saj dhe ta sjell në mënyrë të sigurt në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat