Zyrtarëve hungarezë u ndalohet hyrja në SHBA

Bota

Zyrtarëve hungarezë u ndalohet hyrja në SHBA

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:24

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto do të takohet sot me Ndihmës Sekretaren për Evropë Viktoria Nuland. Takimi vjen, vetëm disa ditë pasi që disa zyrtarëve hungarezë u janë ndaluar vizat e SHBA-së, për shkak akuzave për korrupsion.

I ngarkuari i SHBA-së në Budapest, Andre Goodfriend, ka thënë javën e kaluar, se vendimi për të mos ju dhënë vizat ishte bërë “në bazë të informatave të besueshme që ata individë, që janë më pak se 10, ishin ose janë ose të angazhuar në përfitime nga korrupsioni”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf ka konfirmuar një gjë të tillë më 20 tetor, por nuk ka treguar emrat e zyrtarëve hungarezë që iu është ndaluar hyrja në SHBA.

Që kur mori detyrën në vitin 2010, kryeministri hungarez i krahut të djathtë Viktor Orban, rregullisht është përballur me akuzat e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, se ai është duke e dërguar Hungarinë drejt rrugës autoritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat