IS fitonte 2 milion$ në ditë nga nafta

Bota

IS fitonte 2 milion$ në ditë nga nafta

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 21:02

Militantët e Shtetit Islamik (IS), kanë fituar nga 2 milion dollarë në ditë, prej naftës së papërpunuar, në Irak dhe Siri. Por këtë fitim ata e kanë pasur, para se të fillojnë sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar të hënën, kompania hulumtuese IHS.

Grupet ekstremiste Sunni, kanë kontrolluar më shumë se 350,000 fuçi në ditë të naftës së papërpunuar.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, kanë goditur rafineritë e naftës të kontrolluara nga IS, me qëllim të shkatërrimit të burimeve të tyre financiare.

Sulmet ajrore, kanë vazhduar të godasin rafineri të naftës edhe javën e fundit, ku koncentrimi ka qenë në Kobani, vend afër kufirit me Turqinë.

IHS, thotë se kapacitetet e IS, për të prodhuar naftë janë ndërprerë në masë të madhe, por ende është herët për të treguar saktësisht sa janë dëmtuar IS, nga shkatërrimi i rafinerive të naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat