Amnistohen 10.000 të burgosur për ditën e Kushtetutës

Bota

Amnistohen 10.000 të burgosur për ditën e Kushtetutës

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 20:36

Autoritetet e Taxhikistanit do të amnistojnë 10.000 të burgosur me rastin e 20-vjetorit të Kushtetutës të kësaj ish-republike sovjetike të Azisë Qendrore.
"I shtyrë nga arsye humanizmi, dhembshurie dhe mëshire, presidenti Emomali Rakhmon i ka dorëzuar Parlamentit një projektligj për amnisti me rastin e 20-vjetorit të Kushtetutës", ka treguar shërbimi për shtyp nëpërmjet një komunikate, transmeton zeri.info.
Nga kjo amnisti do të përfitojnë sidomos gratë, të miturit, të burgosurit që kanë vuajtur tre çerekë të dënimit të tyre, si dhe shtetasit e huaj.
Ndërsa, personat e dënuar për vrasje, tradhti të madhe, terrorizëm ose thirrje për rrëzimin e regjimit kushtetues nuk do të lirohen, edhe nëse rastet e tyre përputhen me këto kritere.
Taxhikistani, vend laik me shumicë myslimane, i drejtuar nga viti 1992 nga Emomali Rahkmon, pas shpërbërjes së BRSS-së dhe deri më 1997 ka përjetuar një luftë të përgjakshme civile ndërmjet pushtetit dhe luftëtarëve islamistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat