Vuçiq - ndërkombëtarëve: Nëse vritet një serb, do t’i vrasim 100 boshnjakë (Video)

Bota

Vuçiq - ndërkombëtarëve: Nëse vritet një serb, do t’i vrasim 100 boshnjakë (Video)

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:31

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që nga ardhja në pushtet e partisë së tij të ashtuquajtur Përparimtare, është munduar vazhdimisht që të tregohet lider i modernizuar.
Ish numri tre i partisë së Vojisllav Sheshelit, mund të duket i moderuar para syve të serbëve, mirëpo boshnjakët atë ende e mend për deklarata shoveniste për ta.
Ai në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa fliste në Kuvendin e atëhershëm e Republikës së Serbisë që ishte në kuadër të ish Jugosllavisë, kërkoi vrasjen masive të boshnjakëve.
Vuçiq me këtë thirrje i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, që aso kohe kërcënonte me bombardime të pozicioneve serbe në Bosnje.
“Ju bombardoni, dhe e vrisni një serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim se a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër t’i godasë pozicionet serbe dhe të sillet ashtu me popullin serb”, kishte deklaruar më 20 korrik të vitit 1995 Vuçiq para deputetëve serbë.
Edhe pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, Vuçiq gati sa nuk tha që shqiptarët duhet të vriteshin si boshnjakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat