Përmes Turqisë, kurdët arrijnë në Kobani

Bota

Përmes Turqisë, kurdët arrijnë në Kobani

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:40

Sekretari Gjeneral, Jabbar Yauar, në Peshmarga të Ministrisë së Irakut në rajonin e kurdëve, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri po përgatitet që të dërgojw luftëtarë kurd dhe armë në Kobani të Sirisë, përmes Turqisë.

Kryeministri irakian Haidar al-Abadi ka thënë të hënën se nuk do të ketë trupa tokësore të huaja që do të luftojnë militantët e Shtetit Islamik IS.

“Asnjë forcë tokësore të shteteve të fuqishme ndërkombëtare, nuk do të jenë në Irak”, ka thënë Abadi.

Në ndërkohë, qendra komanduese amerikane ka thënë të hënën se forcat ajrore kanë zhvilluar 6 sulme ajrore kundër IS, në Kobani, më 19 dhe 20 tetor.

Forcat amerikane, po ashtu kanë sulmuar militantët e IS në Irak, sulme këto që janë bërë në koordinim me forcat e Irakut, të Francës dhe Britanisë.

Ndryshe, kjo është lëvizja e parë që po bën Turqia për të ndihmuar në një mënyrë kurdët në Kobani të Sirisë, që gjendet në kufi me Turqinë, ku po kuftohet ashpër ndaj militantëve të IS.

Turqia nuk ka pranuar t’i bashkohet koalicionit kombëtarë për të sulmuar IS.

Ndërsa tani ka pranuar që vendi i tij të përdoret si koridor, nga do të kalojnë luftëtarët kurd të Irakut, për t’ju bahkangjitur luftëtarëve kurd të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat