AI: Në Ukrainë po bëhen krime nga të dyja palët

Bota

AI: Në Ukrainë po bëhen krime nga të dyja palët

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 15:48

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), të dyja palët separatistët pro-rusë dhe forcat ukrainase mund të jenë fajtor për ‘ekzekutime dhe vrasje të qëllimshme’ në konfliktin në lindje të Ukrainës.

“Nuk ka dyshim se vrasjet dhe mizoritë janë duke u kryer nga të dyja palët, separatistët pro-rusë dhe forcat ukrainase. Por është e vështirë që të vlerësohet saktësisht shkalla e këtyre abuzimeve”, thuhet në raportin e prezantuar sot nga AI.

Ndryshe, kjo organizatë, hedh dyshime mbi pretendimet nga ana e separatistëve dhe qeverisë ruse të muajit të kaluar lidhur me ‘varreza masive’, në Ukrainën lindore, duke thënë se ata kanë gjetur prova për vrasjen e katër njerëzve të cilët janë varrosur në dy varre, por jo të qindra trupave siç kanë pretenduar zyrtarët rusë dhe mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat