Shpërthim masiv në Donetsk

Bota

Shpërthim masiv në Donetsk

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 14:55

Një shpërthim masiv ka tronditur, sot, Donetskun, qytetin lindor të Ukrainës.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende. Njoftohet për ndërtesa të dëmtuara dhe tronditje përreth qytetit, por ende nuk është njoftuar për viktimat.

Një zyrtar i qeverisë së vetëshpallur të rajonit separatist, ka thënë se shpërthimin e ka shkaktuar një raketë e gjuajtur në një fabrikë kimike nga forcat ukrainase. Por ky njoftim, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ky zyrtar, po ashtu ka thënë se shpërthimi ka dëmtuar një spital onkologjik dhe ndërtesën ku qëndron qeveria e vetëshpallur, me çrast punëtorët janë evakuuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat