ISIS kryqëzon për 3 ditë 17-vjeçarin

Bota

ISIS kryqëzon për 3 ditë 17-vjeçarin

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:04

Një 17-vjeçar është bërë viktima e radhës nga militantët e ISIS. I riu u ekzekutuar dhe u kryqëzua nga xhihadistët e ISIS, që e akuzuan për fotografimin e grupit terrorist në selinë qendrore në Siri.

Trupi i pajetë i 17-vjeçarit qëndroi për 3 ditë në sheshin qendror në Raqqa, kryeqyteti ‘de facto’ i ekstremistëve. Në trupin e përgjakur të të riut është e varur një pankartë ku shkruhet se 17-vjeçari u akuzua se “braktisi fenë”.

Gjithashtu në pankartë shkruhet se ai u kryqëzua për 3 ditë pasi u kap duke marrë 500 lira turke për çdo fotografi që kapi nga një bazë ushtarake e Shtetit Islamik.Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga një grup të rinjsh që thyhejnë heshtjen dhe që kundërshtojnë ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat