Protestë në Rusi kundër trajtimit të pilotes ukrainase

Bota

Protestë në Rusi kundër trajtimit të pilotes ukrainase

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:47

Një grup i aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut do të protestojë sot kundër gjykimit të pilotes ukrainase, Nadezhda Savchenko, e cila është kapur në lindje të Ukrainës dhe është dërguar në Rusi, për t’u përballur me akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale.

Savchenko po mbahet në spitalin psikiatrik Serbsky të Moskës.

Më 18 tetor, Nikolai Polozov, njëri nga avokatët e Savchenkos, ka shkruar në Twitter se pilotja nuk lejohet të fle në spital.

“Gjithë natën, një zyrtar i burgut ulet në hyrje të dhomës së saj dhe e shikon. Ne e konsiderojmë këtë torturë”, ka shkruar Polozov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat