Misteriozi në paradë: Kush ishte plaku që qëndroi shumë afër Putinit?

Bota

Misteriozi në paradë: Kush ishte plaku që qëndroi shumë afër Putinit?

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:08

Pak metra nga Vladimir Putin, në këmbë, në paradën e Beogradit ishte një nga katër “heronjtë” e mbetur gjallë të ish-Jugosllavisë.
Gjatë dhe pas paradës në Beograd, jehona e mediave botërore në masë të madhe ishte për shkak të pranisë së presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nga shumë detaje që u paraqiten, misterioze për shumë kënd ishte prania e një të ftuari, i cili ishte vendosur pranë kryeministrit serb, Aleksandar Vucic.

Me pamje atipike dhe veshje jashtë protokollare, të ndryshme nga pjesa tjetër, publiku ka “ngritur pyetjen” në lidhje me identitetin e njeriut të moshuar.

Një ditë pas paradës, mediat serbe njoftojnë se bëhej fjalë për plakun 91-vjeçar, Stevi Glis Opacic, një nga katër heronjtë e ish Jugosllavisë gjatë luftës së dytë botërore.

Thuhet se kishte lindur pranë Kninit, një marangoz dhe anëtar i Partisë Komuniste që nga 15 dhjetor 1942.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat