Widodo inaugurohet president i Indonezisë

Bota

Widodo inaugurohet president i Indonezisë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:01

Joko Widodo, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Indonezi, ka bërë betimin në postin e kreut të shtetit.

Në ceremoninë që është zhvilluar në Xhakartë ka marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, së bashku me liderë të ndryshëm aziatikë.

Widodo, ish-guvernator i Xhakartës, është presidenti i parë i Indonezisë që nuk vjen nga elita ushtarake dhe politike.

Ai pritet të bëjë publik kabinetin e ri gjatë javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat