BE diskuton për Ebolën, Lindjen e Mesme…

Bota

BE diskuton për Ebolën, Lindjen e Mesme…

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:36

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të diskutuar luftën kundër epidemisë së Ebolës, si dhe situatën në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë.

Pritet që ministrat të miratojnë ndihma shtesë për vendet e Afrikës perëndimore, të cilat janë goditur më së keqi nga Ebola, si dhe masa për parandalimin e përhapjes së virusit në Evropë.

Përveç kësaj, në agjendë janë edhe konfliktet në Siri dhe Irak, si dhe situata në Gaza, ku armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon të mbetet në fuqi.

Gjatë darkës së punës, shefat e diplomacive evropiane do të bisedojnë edhe për krizën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat