Mediat gjermane me informacione të reja për MH17-ën

Bota

Mediat gjermane me informacione të reja për MH17-ën

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:32

Mediat në Gjermani thonë se inteligjenca gjermane ka akuzuar rebelët pro-rusë për rrëzimin e aeroplanit malajzian në Ukrainë, duke përdorur raketat që kanë rrëmbyer nga forcat qeveritare.

Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se fluturimi MH17 është rrëzuar nga luftëtarët separatistë, që kanë përdorur raketat tokë-ajër BUK, të marra nga Moska.

Por, gazeta gjermane “Der Spiegel” ka cituar kreun e agjencisë gjermane të inteligjencës BND duke thënë se rebelët kanë përdorur raketat e rrëmbyera nga një bazë në Ukrainë.

Gerhard Schindler ka thënë se pohimet e Rusisë se raketat janë hedhur nga ushtarët e Ukrainës, janë të rreme.

Aeroplani malajzian është rrëzuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat