SHBA furnizon nga ajri forcat kurde

Bota

SHBA furnizon nga ajri forcat kurde

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:29

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se forcat amerikane kanë furnizuar nga ajri forcat kurde, që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në qytetin Kobani të Sirisë.

Furnizimet përmbajnë armë, municione dhe pajisje mjekësore.

Ato janë të parat të këtij lloji dhe pasojnë disa javë të sulmeve ajrore, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

Sulmet ajrore kanë ndihmuar që militantët e Shtetit Islamik në Kobani të zmbrapsen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat