Në Sinaj – 6 të vrarë nga eksplodimi

Bota

Në Sinaj – 6 të vrarë nga eksplodimi

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 18:32

Zyrtarët e Egjiptit thonë se nga një bombë në gadishullin e Sinajit janë vrarë së paku gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe katër të tjerë janë plagosur seriozisht.

Sulmi ka ndodhur sot, tri ditë pasi nga një shpërthim i ngjashëm janë vrarë dy policë në jug të El- Arishit, kryeqytet i provincës në Sinajin verior.

Raportohet se militantët rregullisht ndërmarrin sulme kundër trupave qeveritare dhe forcave të sigurisë në Sinajin verior.

Në muajin shtator, nga dy sulme me bomba janë vrarë së paku 17 policë.

Përgjegjësinë për këto sulme e pat marrë grupi militant, Ansar Beit al-Maqdis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat