Sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik

Bota

Sulme të reja ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 17:08

Osbervatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, sot i ka ndërmarrë gjashtë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në qyetin Kobani në Siri.

Sipas këtij grupi monitorues, që e ka rrjetin e aktivistëve brenda Sirisë, tri sulme e kanë goditur lagjen Kani Arban, pak kohë pas mesnatës, derisa ka pasur përleshje ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë, që e mbrojnë këtë qytet, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë.

Në cak të tri sulmeve të tjera sot në mëngjes, ishte një kompleks i sigurisë i militantëve në qendër të qytetit.

Observatori sirian thotë se në Kobani kanë vazhduar luftimet e ashpra gjatë dy ditëve të kaluara, derisa forcat kurde e kanë zmbrapsur një sulm të militantëve, që ishin duke avancuar.

Militantët i kanë hedhur afro 50 predha në hapësirat kurde.

Aktivistët e observatorit i kanë cituar burimet spitalore, që kanë thënë se gjatë dy ditëve të kaluara në qytetin Kobani, janë vrarë së paku 70 militantë të Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat