Lavrov: Rusia nuk do t’i nënshtrohet Perëndimit

Bota

Lavrov: Rusia nuk do t’i nënshtrohet Perëndimit

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 15:22

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se Rusia nuk do t’i nënshtrohet Perëndimit në mënyrë që të tërhiqen sanksionet.

Gjatë një interviste të sotme në kanalin televiziv rus NTV, zoti Lavrov tha se “na është thënë se nëse ndihmoni në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, ne do t’i tërheqim sanksionet”, dhe ka shtuar se “kriteret për ju janë, ndërmerrni një hap, në mënyrë që milicia t’i lejoj monitoruesit në kufirin me Rusinë”.

Pastaj ai tha se “përgjigja jonë është e thjeshtë – ne nuk do të plotësojmë ose të pajtohemi për çfarëdo kriteri ose kushti”.

Zyrtari i lartë rus i ka akuzuar fuqitë perëndimore se po e përdorin krizën në Ukrianë si pretekst për t’i bërë presion Rusisë, në mënyrë që ajo “ta ndryshoj qasjen ndaj çështjeve kryesore për ne dhe të na detyrojnë ne që ta pranojmë qasjen e perëndimit”.

Të gjitha këto, ai i ka vlerësuar si “shekull i kaluar, epokë e kaluar, mendim kolonial i të kaluarës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat