Kryebashkiaku i Romës regjistron 16 martesa të çifteve homoseksuale

Bota

Kryebashkiaku i Romës regjistron 16 martesa të çifteve homoseksuale

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 13:51

Kryebashkiaku i Romës, Injacio Marino ka regjistruar 16 martesa mes homoseksualëve në regjistrin e qytetit. Prefekti i kryeqytetit Italian bëri të qartë se nëse këto regjistrime nuk fshihen ai do t’i anulojë. Edhe ministri i brendshëm I Italisë, Anxhelino Alfano u shpreh se për ligjin Italian ato martesa nuk kanë asnjë vlerë. Tashmë kjo konsiderohet si një betejë e vërtetë kompetencash në Itali ku me dhjetra martesa mes homoseksualëve janë pranuar në komunat e katër qyteteve, Romë, Milano, Bolonjë dhe Livorno. Vendimi i kryebashkiakut të kryeqytetit ëshët simbolik duke marrë parasysh që dhe Vatikani nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Një vendim për të vendosur nën presion dhe kryeministrin Renci, i cili prej muajsh premton një ligj që do të pranonte martesat mes homoseksualëve por jo të drejtën për adoptim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat